CR7

Portugalia po e ‘shkelë’ BeH – Ronaldo i pandalshëm

Portugalia e ka mbyllur pjesën e parë me dominim ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Crisitano Ronaldo i kaloi portugezët në epërsi nga penalltia.

Ylli i Al Nassr e realizoi edhe të dytin, kur u asistua prej Joao Felix në minutën e 25-të.

Tre minuta më vonë Bruno Fernandez e shënoi të tretin, ndërsa Goncalo Inacio ishte ën rolin e asistuesit.

Për 4-0 u përkujdes Joao Cancelo (32’), ndërsa ylli i Manchester United ishte asistuesi.

Joa Felix e realizoi golin e pestë, ndërsa Otavio e gjeti në mënyrë perfekte kur asistoi në minutën e 41-të.

Duket se pjesa e dytë do të jetë edhe më e tmerrshme për boshnjakët, duke ditur se pranuan pesë herë dhe nuk ia dolën të kundërpërgjigjen.

https://twitter.com/vartatico/status/1713991507600973858
https://twitter.com/vartatico/status/1713995039854973329
https://twitter.com/vartatico/status/1713996158492631220
https://twitter.com/vartatico/status/1713997825191657707
https://twitter.com/vartatico/status/1714000151390351864