Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, nuk është i shqetësuar për çmimin e lartë që është blerë.
Kepa erdhi në “Stamford Bridge” nga Athletic Bilbao për një çmim rekord për 78 milionë euro gjatë verës.
“Sigurisht që çmimi ishte shumë i lartë, 78 milionë janë shumë para”, ka thënë portieri spanjoll.
“Jam i vetëdijshëm për këtë, por nëse e shikon se si janë duke shkuar gjërat, atëherë është normale dhe nuk kam pse të fokusohem në çmimin e transferimit”.







