Portieri

Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj tregon arsyen e dështimit të transferimit të tij në Gjermani

Portieri i FC Prishtinës dhe Kosovës Visar Bekaj ishte i ftuar në emisionin e radhës “90 Plus”, i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Visar Bekaj është futbollisti i vetëm nga Superliga e Kosovës që po vazhdon të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Shkak i ftesës janë paraqitjet e mira te FC Prishtina, derisa ai është përfolur edhe për një kalim në Gjermani, te Hoffenheim.

“Ka pasur diçka problem në verë, por shpresoj se transferimi në Gjermani do të finalizohet në janar”, tha Bekaj në “90 Plus”.

Tutje, ai foli edhe për situatën te FC Prishtina.

“Ardhja e Armend Dallkut ka kthyer harmoninë në skuadër, ai na njeh ne të gjithë. Si gjithmonë, FC Prishtina ka pretendimet e saj për titullin kampion”, ishin fjalët e Bekajt.

loading…