Portieri i Juventusit nuk i kalon testet mjekësore te Benfica

Portieri Mattia Perin u transferua te Benfica për shumën e 15 milionë eurove, por marrëveshja mes portugezëve dhe Juventusit, mund të anulohet në orët e ardhshme.

Kjo pasi sipas asaj që raportojnë mediat luzitane, portieri italian nuk i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndonëse për momentin asnjë nga klubet nuk ka folur për situatën.

Portugezja “Record” ka raportuar se portieri do të kthehet te Juventusi dhe në muajin nëntor do të kryejë sërish testet mjekësore. Vetëm nëse do t’ia dalë me sukses, atëherë Perin mund të kthehet te Benfica në janarin e vitit tjetër.