Portieri i Arsenalit i del në mbrojtje Xhakës

Emiliano Martinez thotë se skuadra e Arsenalit ishte e vendosur për të fituar takimin e së mërkurës në Carabao Cup ndaj Liverpoolit për Granit Xhakën dhe këmbëngul që ata të qëndrojnë plotësisht pas kapitenit të tyre.

Pavarësisht presionit nga lart, Xhaka ende nuk ka kërkuar falje që i tha turmës së Emirates “pirdhuni”, pasi ata e vërshëllyen atë ndërsa u zëvendësua gjatë barazimit 2-2 të fundjavës së kaluar me Crystal Palace.

Unai Emery, kreu i futbollit Raul Sanllehi dhe drejtori teknik Edu i kanë kërkuar të gjithë mesfushorit të kërkonte falje.

Mirëpo, portieri i ri i ‘Topçinjve’, që dje ishte në fushë ndaj “The Reds”, zbuloi se e gjithë skuadra është në mbështetje të 27-vjeçarit.

“Ai është një udhëheqës i shkëlqyeshëm për ne dhe ne e mbështesim atë gjatë gjithë rrugës”, tha portieri argjentinas. “Ne kemi dashur ta fitojmë këtë ndeshje për të dhe për Arsenalin”.

“Ai është shkatërruar sepse ai ka një familje të mirë dhe një zemër të mirë. Ai e do klubin. Kur dikush kalon përmes kësaj, ne duhet ta mbështesim. Ne jemi bashkë”.

“Menaxheri vendos nëse është kapiten apo jo, por për ne si grup ne e mbështesim atë gjatë gjithë rrugës”, vazhdoi Martinez.

loading…