Porositi ushqimin por në vend të pulës i erdhi peshqiri i skuqur

Xhiron e rrjetit po bën një video, ku një grua tregon eksperiencën e çuditshme, që i ndodhi me një porosi. Ajo tregon se i arriti në shtëpi një peshqir i skuqur, në vend të mishit të pulës që ajo kishte porositur.

Ngjarja  mësohet se ka ndodhur në Filipine.

Alice thotë se kuptoi se diçka nuk po shkonte me ushqimin, në momentin që po e priste me thikë për të ushqyer të birin.

 Në postimin në llogarinë e saj në Facebook, ajo shkruan: “Ne porositëm ushqim të shpejtë (Fast Food) një pulë të skuqur për djalin tim. Dhe ndërsa isha duke u përpjekur t’i jepja një kafshatë, pashë se ishte shumë e vështirë për ta prerë atë. U përpoqa ta hapja me duar dhe u shtanga kur pashë se ishte një peshqir i skuqur. Kjo është me të vërtetë shumë shqetësuese. Si është e mundur të hidhni një peshqir në tigan dhe ta skuqni atë”, pyet gruaja e habitur nga ndodhia.

Ajo gjithashtu shkruan: “Është shumë e neveritshme dhe e turpshme”, komentoi gruaja, e hutuar për peshqirin e skuqur.

“Unë u përpoqa të qetësohem pas kësaj, por më tregoni ju, si?”, shton ndër të tjera.