Ponte Prizreni shënon fitore ndaj Rahovecit

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në kuadër të javës së 11-të të Prince Caffe Superligës. Takimi u përmbyll me rezultat 88:82, derisa të dy skuadrat dhanë treguan rezultate të mira gjatë lojës.

Xavier Cannefax ishte lojtari më i dalluar te Ponte Prizreni me gjithsej 34 pikë, ndërsa te Rahoveci Isaiah Traylor, me 18 pikë dhe 11 asistime.

Tani të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe tri humbje.