Politikanit nacionalist serb i ndalohet hyrja në Kosovë. Ja çfarë shkruan ai?

Pas Marko Gjuriq, shteti i Kosovës ia ka ndaluar hyrjen kryetarit të partisë nacionaliste serbe ‘Dveri’, Boshko Obradoviq.

Ai kishte plan që të vinte në Kosovë të merrte pjesë në formimin e “Aleancës për Kosovë” në Graçanicë.

Obradoviq e ka postuar në Twitter vendimin ku i ndalohej hyrja. Aty shkruhej se ai paraqet rrezik për shtetin e Kosovës.

“Sërish më është ndaluar hyrja në Kosovë dhe Metohi! Në Evropën bashkëkohore, në shekullin e 21-të, ndalimi i lëvizjes së lirë i bëhet deputetit popullor, qytetarit dhe shtetasit të Serbisë në territorin e Republikës së Serbisë. Unë jam kërcënim për sigurinë publikë të shtetit të rrejshëm të Kosovës, siç shkruan në raport”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.

Kujtojmë që hyrja në Kosovë politikanit serb i ishte ndaluar edhe në vitin 2014-të.