Politikani gjerman: Situata në veri ka nevojë për shtensionim – liria e medias të ruhet pa kushte

Politikani gjerman, Peter Beyer, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit, teksa reagoi edhe për pezullimin e licencës së biznesit ndaj Klan Kosovës nga MINT-i.

Ai tha se situata po vazhdon të përshkallëzohet dhe po vazhdon të mbetet ende e paqartë.

“Ka nevojë për depërshkallëzim të menjëhershëm. Liria e shtypit, e medias dhe shprehjes së lirë duhet të ruhet dhe mbështetet pa kushte”, tha Beyer.

Ai, këtë mbështetje të lirisë së mediave e kërkoi nga KFOR-i, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë.