Policia thotë se ka të vdekur në aksidentin në autostradën “Ibraim Rugova”(VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia për Ballkani.info tha se ky aksident ishte me pasoja fatale.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot paradite në Autostraden “Ibrahim Rugova”, tha zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ende nuk dihen shkaktarët e këtij aksidenti.

“Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autstrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident”, tha Kelani. \

loading…