Prizren

Policia sekuestron drogë në një lokal në Prizren, arrestohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një lokal në Prizren ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike të llojit kokainë dhe të llojit marihuanë.

Policia e ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, ndërsa rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 21:45.

“Në bazë të dyshimit të bazuar, gjatё kontrollit në një lokal janë gjetur dhe sekuestruar : substance narkotike e llojit kokainë para te gatshme, njё telefon mobil, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, njё peshore, një Grinder dhe një thikë. Me urdhër verbal të Gjyqtarit të procedurës është kontrolluar edhe shtëpia e një prej të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: një peshore elektronike dhe para të gatshme”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se lidhur me rastin janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje