Një veturë e Policisë së Kosovës, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion derisa është shfaqur pa drita sinjalizuese në rrugën Suharekë – Shirokë, në orët e vona.

Janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës shfaqet në mënyrë të gabuara në rrugë. Mirëpo sa herë që ata bëjnë ndonjë gabim të mundshëm, qytetarët menjëherë raportojnë duke i bërë video por edhe fotografi.

Së fundi është rasti me një veturë të Policisë në Suharekë, e cila ka dalë pa shenja sinjalizuese.

Kjo është kritikuar nga qytetarët ku e kanë cilësuar si të rrezikshme, madje edhe i kanë bërë video. Ankesa është bërë në fanpagen “Lajme nga Suhareka”.

Rasti ka ndodhur në rrugën lokale që lëviz nga Suhareka në drejtim të Shirokës.

Ndërkaq sipas ligjit për rregullat në trafik, Neni 112 pika 2 thotë se automjeti i cili merr pjesë në trafikun rrugor duhet t’i ketë në rregull sistemin e sinjalizimit dhe
të ndriçimit, të pozicionit, dritat e shkurtra, dritat e gjata, dritat e mjegullës, treguesit e drejtimit, gabaritet, dritat e tabelës dhe të ngjashme.

Në rast se shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me rregullat e kësaj pike, atëherë dënohet me gjobë 30 euro.