Protestë

Policia nuk lejon protestë pro Palestinës nesër para lojës Kosovë-Izrael: S’ka kushte të sigurisë

Albert Berisha, ish i dënuar për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftën e Sirisë, ka postuar refuzimin e Policisë së Kosovës për protestë pro Palestinës nesër në Prishtinë, ku do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit për kualifikimin e në EURO 2024.

Policia e Kosovës, duke u thirrur në ligj, ka refuzuar kërkesën e Berishës, që ishte edhe organizator i një marshi solidarizues me palestinezët javë më parë.

Në përgjigjen e policisë theksohet se “nuk ekzistojnë kushtet në aspektin e sigurisë për lejimin e protestës”.

Ndërsa Berisha ka bërë një thirrje në profilin e tij që të bojkotohet plotësisht blerja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.