Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një shtetasi të huaj në Prishtinë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete. Sipas bashkëshortes së tij, ai kishte pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit.
“HETIM I VDEKJES – Prishtinë 30.05.2024 – 11:07. Është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete një mashkull me shtetësi të huaj, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Gjatë intervistimit bashkëshortja/ femër kosovare ka deklaruar se i lartcekuri ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.







