Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë dalë sot në kryeqytet.

Kjo pasi që sipas burimeve të lajmi.net, policia ka informacione se dikush ka planifikuar djegien e flamurit maqedonas.

Policia është stacionuar pikërisht në pjesët ku këta flamuj janë vendosur.

Sipas informacioneve të lajmi.net, në terren janë edhe inspektorët edhe kryeshefat e sektoreve.

Ndërkaq që tri patrulla janë stacionuar vetëm tek rruga “Agim Ramadani”.

Arsye e vendosjes së flamujve maqedonas në kryeqytet është vizita e nesërme e presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski.

Policia e Kosovës ndërkaq ende s’ka dhënë detaje në lidhje me këtë.