Policia në aksion, sjellje brutale ndaj një qytetari në rrethrrotullimin afër ETC-së VIDEO

Sonte në orën 21 kanë hyrë në fuqi masat e reja të kufizimit të lëvizjes nga Qeveria e Kosovës. Edhe pse ora ka shënuar 21, shumë vetura janë parë në qarkullim gjatë kësaj kohe.

Mirëpo, në rrugët e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës janë parë vetura të shumta të policisë, të cilët i kanë ndalur qytetarët për t’i paralajmëruar se sonte është nata e fundit kur ata mund të lëvizin përtej orës 21, shkruan Ballkani.info.

Ndërkohë, një incident është shënuar në rrethrrotullimin që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Derisa policia i ndalte të gjitha vetura për t’ju treguar se më nuk do të lejohen të qarkullojnë në këtë kohë, një i ri sikur nuk e kuptojë shenjën e policit për t’u ndalur.

Por, reagimi i policit ishte shumë i ashpër. Ai fillimisht e goditi veturën me baterinë eletrike, duke shkaktuar dëme në xham, e më pas e nxjerr të riun nga vetura.

Për më shumë shihni pamjet e bëra sonte: