Policia e Kosovës

Policia me ligjërata në shkollat e Ferizajt për sigurinë në komunikacion dhe parandalim të keqpërdorimit të internetit

Policia e stacionit në Ferizaj, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e tri shkollave të mesme të ulëta në Ferizaj‘’Tefik Çanga’’ me nxënës të klasave VIII-ta, me temë ‘’Parandalimi i keqpërdorimit të internetit’’ dhe në shkollat e fshatrave Zaskok dhe Doganaj të Ferizajt, me nxënës të klasave I,II dhe III, me temë ‘’ Siguria në komunikacionin rrugor’’.

Bëhet e ditur se ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative.

Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dukurive negative, masat ligjore dhe ndëshkimore, masat për sigurinë në komunikacionin rrugor, si dhe për pasojat që shkaktohen nga këto dukuri.

BONUS VIDEO: Aksioni kundër strukturave serbe, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog