Policia konfiskon mbi 91 kg drogë në një veturë me targa të huaja

Policia e Kosovës është duke mbajtur konferencë për media lidhur me një aksion, i cili ka rezultuar me konfiskim të narkotikëve dhe disa persona të arrestuar.

“Policia e Kosovës pas hetimeve për disa muaj mbrëmë rreth 20:20 ka mndërmarrë një operacion në Konushevc të Podujevës. Hetuesit policorë fillimisht kanë monitoruar lëvizjet e të dyshuarve me makina, më pas është ndaluar një veturë që dyshohet se ka narkotikë, më pas të dyshuarit e kanë rritur intensitetin e lëvizjes së veturës duke i kanosur dhe rrezikuar policët. Vetura me targa të huaja, shoferi ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka gjetur dhe konfiskuar 34 paketime me marihuanë me peshë prej 91 kg ”