Trajneri i Llapit

Policia konfirmon se Bylbyl Sokoli u sulmua pas ndeshjes me Prishtinën

(I plotësuar) –  Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, është sulmuar fizikisht nga tre pesona para banesës së tij në kryeqytet, pas humbjes ndaj Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, e ka konfirmuar lajmin për Ballkani.info.

Policia dhe autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Sokoli është duke marrë tretman mjekësor në autoambulancë.

Skuadra e Sokolit u mposht 2-1 nga Prishtina në sekondat e fundit të takimit derbi të kësaj jave në Ipko Superligën e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Bylbyl Sokoli rrihet pas humbjes nga Prishtina

Humbja e Llapit ndaj Prishtines ka rezultuar të jetë fatale për Bylbyl Sokolin.

Burime të IndeksOnline marrin vesh se trajneri i skuadres llapjane është rrahur nga tre persona para banesës së tij në rrugën “Luan Haradinaj”.

Llapi është mposhtur me rezultat 2-1 nga Prishtina.