Policia e Kosovës ka konfirmuar ndalimin e Gani Gecit për 48 orë, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor, kur i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj viktimës, mashkull kosovar, gazetar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.