Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orën 9:30 në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në Kishnicë. Në aksident është përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ku ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë lëndime trupore katër persona te cilët janë dërguar për tretman mjekësor./Ballkani.info







