Policia jep informacione për aksidentin me fatalitet në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Një person ka vdekur dje pasi është goditur nga vetura në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia e Kosovës ka dhënë sot informacione për këtë aksident me fatalitet.

Sipas policisë, dyshohet se i dyshuari duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës ka goditur këmbësorin mashkull, i cili ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Magjistralja Kaçanik-Ferizaj 24.01.2021-22:41.Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.