Përmes një konference për media, Policia ka njoftuar se sot janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “krim i organizuar”, “fajde” dhe “kanosje”. Bastisja është kryer në 11 lokacione, ku janë konfiskuar para, vetura, fishekë dhe gjësende tjera.
Personat e arrestuar janë: D.B 68, Rr. B 95, I.S 88, L.B 78 dhe B. G 81.
Në konferencë u konfirmua se në këto lokacione u gjetën dhe sekuestruan 16 mijë euro dhe disa vetura.
“Janë konfiskuar edhe gjësende tjera: si: kompjuterë, llaptopë, armë dhe fishekë. Dy aparate të lojërave të fatit.
Sidoqoftë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, nga policia po kërkohen edhe dy persona tjerë.







