Është dërguar për obduksion trupi i pajetë i 27-vjecarit, B.G që vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në rrugën Prizren-Gjakovë, afër fshatit Piranë.

Poashtu një i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:15, ku ishin të përfshirë një veturë, një traktor dhe një kamionetë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një person ndërsa tre të tjerë janë lënduar.