Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra sot gjatë një plagosje që ndodhi sot me armë zarri në rrugën Prishtinë-Ferizaj, konkretisht afër QMI-së në Lipjan.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës të cilët thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit, ku i plagosur ka mbetur viktima me inicialet A.S., i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar të cilëve iu është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në këtë ngjarje.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se hetuesit policorë janë duke punuar për të ndriçuar rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.
“Sot rreth orës 07:30, policia ka marrë informacionin per nje plagosje me arme zjarri ne rrugen Prishtine -Ferizaj. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga arma e zjarrit eshte plagosur viktima: A.S, mashkull , shtetas i Republikes se Kosovës, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka përfunduar Ahmeti për Metron.







