Policia jep detaje për vrasjen në Lagjen Mati 1: Ishin më shumë se 4 persona të përfshirë

Prishtina ka mbetur e tronditur nga ngjarja e djeshme në Lagjen Mati 1, në rrugën Muharrem Fejza, ku sipas Policisë u plagosën pesë persona, dy prej të cilëve humbën jetën.

Sipas dëshmitarëve gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth pronës në mes të dy familjes Rafuna dhe familjes Mehmeti, shkruan Ballkani.info.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë.

Me vendim e prokurorit dy nga të plagosurit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në QKUK nën përkujdesjen e Policisë./Ballkani.info/

Komunikata e Policisë:

Rr. “Muharrem Fejza” Prishtinë 05.09.2019 15:45. Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek të shtënat me armë zjarri në mes të pesë të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e të shtënave dy persona kanë vdekur në QKUK, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë. Me vendim të prokurorit dy nga të plagosurit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri tjetër ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe është nën përkujdesje të policisë.

loading…