Policia jep detaje për vrasjen mizore të 59 vjeçarit nga kusherinjtë e tij në Viti

Në mëngjesin e sotëm në fshatin Sadovinë të Vitisë një 59 vjeçar e gjeti vdekjen, si shkak i një përleshjeje që filloi mes të tij dhe disa personave (kusherinjve), ku përleshja dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësore.

Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani Ismet Hashani.

Ai tha se për këtë rast deri më tani janë arrestuar katër persona.

“Sot në mëngjes ka ndodhur rasti ku një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra gjatë rrahjes. Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për motive pronësore, personi në fjalë nuk ka mundur të i mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë. Deri më tani janë arrestuar katër persona”, ka thënë Hashani. /Ballknai.info/