Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e ndodhur sonte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:30.
“Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK. Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Ballkani.info/







