Një burrë ka vdekur një një aksident trafiku të dielën më 1 shtator në Komoran.

Sipas policisë, në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura dhe një motoçiklisit, i cili ka vdekur.

Për këtë rast është arrestuar një drejtues i veturës dhe është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. “Nazmi Gashi”, Komoran/01.09.2024 – 13:30. Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.