Ferizaj

Policia i arreston dhe liron tre persona që u kapën me kokainë dhe marihuanë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi u kapën me drogë në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “gjatë kontrollit tek të njëjtit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime me narkotikë të llojit Marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra mbështjellëse dhe një grinder për bluarje.

Të dyshuarit pas intervistimi janë liruar.

Raporti i plotë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Ferizaj / 17.04.2024-18:20. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një automjet me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit tek të njëjtit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime me narkotikë të llojit Marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra mbështjellëse dhe një grinder për bluarje. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

VIDEO BONUS: