Një vrasje ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë.
Mesditën e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Bashkim Fehmiu”, ka ndodhur një vrasje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se personi është vrarë me armë zjarri në veturën e tij, nga një person tjetër që ishte brenda veturës dhe ishte i ulur mbrapa.
Sipas Borovcit, i dyshuari është një shtetas i huaji, përderisa ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.
Hetuesit nga koshi i pleharave kanë nxjerrur një revole, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.







