Policia gjen një veturë me njolla gjaku në Prishtinë, arreston ngasësin

Policia e Kosovës e ka gjetur një veturë me njolla gjaku në rrugën “Konstadin Kristoforidhi” në Prishtinë.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se menjëherë në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë, gjendet një veturë në të cilën shihen njolla gjaku.  Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan./Ballkani.info