Policia e Las Vegasit: Provat për Ronaldon nuk kanë humbur

Policia Las Vegas citohet të këtë thënë se i ka provat origjinale të dhunimit të Cristiano Ronaldos, të cilat nuk kanë humbur
Hetimi është rihapur pasi modelja amerikane Kathryn Mayorga ka folur për revistën gjermane Der Spiegel, duke thënë se kishte një marrëveshje të fshehtë më 2009 që ta mbante të fshehtë rastin e që nënshkrimi i saj ishte i pasaktë.

Gazeta portugeze “Obzervador” ka kontaktuar sot më zëdhënësin e departamentin të policisë së Las Vegasit, i cili ka mohuar raportet se provat e hetuesisë janë të pasakta.

“Provat nuk janë zhdukur, janë ende të njëjtat që ne kemi mbledhur më 2009 dhe janë në posedimin tonë”, ka thënë zëdhënësi Jacinto Rivera për gazetën.

“Ne nuk do të jap detale më të mëdha për rastin. Ende nuk është vendosur kur ne do të flasim me Ronaldon, pasi që ai është jashtë vendit tonë. Çdo herë kur një krim hetohet, natyrisht ne flasim me personin i cili akuzohet se e ka kryer këtë krim”.

Megjithatë, zëdhënësi po ashtu nuk e ka bërë të qartë që sulmuesi i Juventusit nuk është i akuzuar për asgjë derisa të mblidhen të gjitha provat dhe informatat.

Në anën tjetër, avokatja e Mayargas, Leslie Stovall ka konfirmuar se ata dëshirojnë që të bisedojnë me disa ish të dashura të Ronaldos, pasi që ato besojnë “se do të ndihmonte ato për të pasqyruar sjelljet e Ronaldos, të cilat do të jenë një provë vitale për këtë rast”.

Tani ka edhe një burim të papritur për sulmuesin, pasi që prezantuesja italiane Raffaella Fico ka folur për Rai Radio 1 sot ku ka treguar për lidhjen e saj.

“Isha e dashura e Cristiano Ronaldos për 11 muaj, në kohë kur ai luante për Manchester United”, ka thënë ajo.

“Një gjë me ka mahnitur kur lexojë të tilla akuza. Ronaldo është një djalë normal, i relaksuar dhe gjithmonë ka qenë një xhentelmenë me mua”.

“Ai stërvitet edhe në shtëpi, duke bërë ushtrime pas darkës përderisa shikon një film. Ai bën çdo ditë nga katër deri në 20 përkulje”.

Është befasi sepse Fico është e njohur si nëna e bijës së Mario Balotellit, i cili në atë kohë luante për Mancheter City, por që ata ishin bashkë nga qershori 2011 deri në prill 2012.