Policia e Kosovës publikon pamje: Ky person ka fshehur drogën në kamion, na ndihmoni ta kapim

Policia sot ka publikuar një video-incizim, ku shihet një person, të cilin është duke e kërkuar.

“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s e.”, ka bërë të ditur Policia.