Policia

Policia e Kosovës kanë dalë nëpër rrugë: Ne zbatojmë vendimet në koordinim me MPBA-në dhe MSH-në

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar urdhërin operativ të cilin e ka në impelementim, ku të gjitha aktivitetet dhe masat i ndërmerr në kordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë de institucionet tjera relevante.

Këto masa i merr në konform të angazhimeve dhe detyrave të harmonizuara sipas planit pët gatishmëri dhe reagim.

Në njoftimin e tyre thuhet se Policia e Kosovës nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton.

“Njëkohësisht Policia e Kosovës, koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publik”, thuhet në njoftimin e tyre