Policia e Kosovës

Policia e Kosovës jep detaje për vdekjen e 44-vjeçarit në Prizren

Policia e Kosovës ka iniciuar “hetim të vdekjes” në Prizren, pasi të hënën është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, ku djali i tij ka thënë se babai është mbyllur dhe i përgjigjej thirrjeve.

“Patrulla policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi që është konstatuar gjendja me urdhrin e prokurorit ësshtë hapur dera nga njësia e zjarrfikësve. Në vendngjarje është gjetur viktima pa shenja jete. Viktima është H.M., mashkull, 44-vjeçar”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.