Policia e Kosovës arreston serbin e kërkuar nga Interpoli

Në Zubin Potok raportohet se është arrestuar një serb, shtetas i Bosnjes.

Kjo në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Interpoli, transmeton Ballkani.info.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nuk ka detaje të tjera në lidhje me rastin

Raporti i plotë:

Raportohet se ne bazë te urdhëresës lëshuar nga Interpoli, është arrestuar i kërkuari mashkull Serb /shtetas i BiH. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari dërgohet ne qendrën e mbajtjes. /Ballkani.info