LAJMI I FUNDIT

Policia e konfirmon se një 9 vjeçare vdiq në rrethana të dyshimta në QKUK

Një 9 vjeçare ka vdekur mbrëmjen e sotme në një nga klinikat e QKUK-së në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka thënë për Ballkani.info se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në një nga klinikat e QKUK-së në Prishtinë. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën. Megjithë dyshimet e ngitura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, tha Borovci.

Borovci shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Policia e konfirmon se një 9 vjeçare vdiq në rrethana të dyshimta në QKUK