Policia dje arrestoi 20 persona që s’e respektuan “orën policore”, kjo është komuna më pak e disiplinuar

Policia e Kosovës i ka arrestuar 20 persona gjatë 24-orëve të fundit për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

Në 14 raste, Policia njofton se ka ndaluar e arrestuar 20 persona, ndërsa komuna me më së shumti të arrestuar dje është Prizreni me 12.

4 të arrestuar në Mitrovicën e Jugut, 3 në Gjilan dhe një në Ferizaj.

Kryeqyteti, Peja, Gjakova dhe Mitrovica e Veriut janë komunat më të disiplinuara për masat prandaluese kundër përhapjes së koronavirusi, pasi në asnjë nga to nuk është arrestuar asnjë person gjatë ditës së djeshme.