Policia bastis një shtëpi në Prizren, gjen 61 fishekë e armë

Policia me urdhër të prokurorisë ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit A.H në Prizren, me ç’rast është ndaluar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje lidhur me ndalimin e të dyshuarit A.H., për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar:

Një (1) pistoletë TT – M

Gjashtëdhjetë e një (61) fishekë të kalibrit 7.62 mm;

Tre (3) karikator.

Një (1) çantë brezi.