Policia arreston një person të dyshuar, “dëmtoi” billbordat e një subjekti politik

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka pranuar disa ankesa
nga një subjekt politik për dëmtimin e disa billbordeve të këtij subjekti, të cilat kanë
qenë të vendosura në një objekt privat.

Policia e Kosovës dhe Stacioni Policor në Deçan në koordinim të plotë me
prokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, pas një pune intensive
operativo-hetimore me datën 02.10.2019 kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të
dyshuarin A. T., i lindur me 2000 m/k/sh.

Ndaj të dyshuarit të lartcekur me datën 03.10.2019 është parashtruar kallëzim
penal për veprën ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’.

Rasti është duke u hetuar nën drejtimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

loading…