Policia arreston një 34-vjeçar në Prishtinë, sulmoi seksualisht një fëmijë

Një 34 vjeçar është arrestuar nga Policia në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një fëmijë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, arrestimi i personit të dyshuar është bërë sot rreth orës 14:00.

“Sot rreth orës 14:00, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për sulm seksual. Arrestimi i të dyshuarit S.G, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 25.03.2021”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një fëmijë.

“Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një fëmijë, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Tutje, Policia njofton se pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.