Ambasadorin Gashi

Policia arreston ish të dënuarin për terrorizëm, kërcënoi me vrasje ambasadorin e Kosovës në Francë

“Ka ende si ti do të vritet edhe ky qeni Qëndrim Gashi”.

Ky është kërcënimi që Fehmi Musa, i njohur për autoritet e sigurisë në Kosovë, që i ka bërë Ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit, pasi ky i fundit në llogarinë e tij në Twiter ka shpërndarë një lajm ku shihet karikatura e profetit Muahemed.

Musa ka shpërndarë një fotografi të personit që vrau mësuesin në Francë, duke thënë se sikur ai ka edhe shumë të tjerë, e duke e quajtur ambasadorin kosovar qen.

Për këto kërcënime, Gazeta Objektiv merr vesh se Fehmi Musa të martën në mëngjes është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Musa ka qenë i arrestuar nga organet e rendit për përfshirje në rastin e Badovcit.

Gjykata e Prishtinës më 13 maj 2019, e kishte shpallur fajtor Fehmi Musën për veprën penale ‘dhënia e ndihmës kryesve, pas kryerjes së veprës penale’ dhe e kishte dënuar me tre vite burgim.

Ndërsa Gjykata e Apelit më 14 tetor 2019 e kishte vërtetuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Këto dy aktgjykime, Supremja i ka hedhur poshtë, duke e liruar përfundimisht nga akuzat Fehmi Musën

Përveç këtij kërcënimi edhe një person tjetër i quajtur Enis Bytyqi ka kërkuar vrasjen e ambasadorit Gashi në Paris.

“A ka kush që merr hak për Muhamedin, ata që janë afër këtij qafiri dhe munden ta takojnë jepjani hakun”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Bytyqi ka shpërndarë edhe videon e personit që vrau mësuesin në Paris.

“Ta dini mirë se prej ligjeve të Islamit është se kush shanë të dërguarin e Allahut Muahamedin dhe gjithë profetit dënohet me vdekje”, shkruan në postimin e tij.

Ndërsa një person me emrin Muhammed Arjan Losha, ka shpërndarë një fotografi të Gashit duke u djegur, dhe një fotografi tjetër ku shihen disa persona me koka të prera.

“Nuk marrin mësim mohuesit, se fenë e kemi të shtrenjtë, mallkimi i Allahut qoftë mbi këta njerëz”, shkruan Losha.