Policia arreston dy persona nën dyshimin se kërcënuan gazetarin Vehbi Kajtazi

Sot gjatë ditës janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi, pas deklaratave të tij për “Grupin e Kumanovës”.

Kajtazi u ka dërguar letër në adresë të Asocacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku ka thënë se me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici.

“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze.

Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.