Polici serb hap rast ndaj shqiptarit në Mitrovicë që e quajti “kanibal i shqiptarëve gjatë luftës”

Dje një zyrtar i policor, i nacionalitetit serb e ka denoncuar në Stacionin Policor në Veri të Mitrovicës, një shqiptar, si të dyshuar për veprën penale “ngacmim”.

Siç merret vesh nga persona të afërt me shqiptarin Ardian Hakaj, shkruan sinjali, zyrtari policor denoncimin e tij e ka mbështetur në një status të Hakajt në Facebook, ku i njëjti është bazuar në një libër dhe e ka quajtur policin “kanibal i shqiptarëve gjatë luftës”.

Siç duket polici nuk ka duruar dhe menjëherë e ka raportuar rastin, pasi që ka deklaruar se po ndihet i ngacmuar nga shqiptari.

Ky rast është hapur dje, me urdhër të një prokuroreje, po ashtu e nacionalitet serb.

Në postimin e shqiptarit në Facebook, thuhet se “Ky eshte polici i kosoves që sonte e kishte rastin tim dhe e mbrojke te patëdrejtin kurse i drejti isha une shqiptar ishë qeveria Jonë para disa viteve e ka veshur police te kosoves që ishte kanibal i shqiptarve shikojeni emeri i tijë eshte Illija me vendbani ne lagjejen e boshnjakve dhe punon ne stacionin veri te MITROVICES”.

Ky status i Hakajt lidhet me një rast të mëhershëm.