Polici HERO që shpëtoi të riun nga vetëvrasja në QKUK, i nënshtrohet një operacioni në hundë

Polici kosovar që padyshim është shndërruar në hero, Valon Bajqinca shpëtoi një të ri në Klinikën Psikiatrike që donte të hidhej nga ky objekt për t’i dhënë fund jetës.

Ai gjatë kësaj detyre heroike mori disa lëndime në fytyrë, derisa sot iu është nënshtruar një operacioni në hundë, të cilin e ka kaluar me sukses, transmeton Ballkani.info

Pas suksesit në operacion, Bajqinca shprehet kështu:

Familjare, miq, kolege e shoke, falminderit te gjitheve per mesazhet e mira dhe perkrahjen tuaj keto dite. Edhe operimi i hundes kaloi me sukses fale Zotit