HEROI i ditës! Ky është polici që shpëtoi 27 vjeçarin nga vetëvrasja

Se në punën e policisë kërkohen që të bëhet edhe heroizma, kjo më së miri është treguar sot, ku gjatë tentimit për të shpëtuar një 27 vjeçar nga vetëvrasja, policët u goditën, megjithatë së bashku më zjarrëfikësit arritën që të shpetojnë nga më e keqja.


Roli i heroit sot i ka takuar policit Valon Bajqinca nga Fushë-Kosova.


Ai që gjashtë vite punon në Policinë e Kosovës, ndërsa më parë kishte punuar si gazetar në disa portale./Ballkani.info/