Policët patrullojnë në këmbë, s’mund t’i vozitin veturat

Policët e Kosovës, kohët e fundit patrullimet po i kryejnë vetëm në këmbë. E kjo gjendje ka ardhur për shkak që veturat e policisë kanë mbetur jashtë qarkullimit. Madje, disa prej veturave ju mungon edhe sigurimi, raporton T7

E vetmja mënyrë për të patrulluar u ka mbetur në këmbë. Veturat që më herët i përdornin policia e Kosovës, kanë mbetur jashtë qarkullimit.

Kjo pasi një pjesë e automjeteve të tyre janë të paregjistruara dhe si të tilla ato nuk mund të përdoren nga policia e Kosovës.

E ka vetura të policisë të cilave ju mungon edhe sigurimi.

“Një numër i caktuar prej këtyre veturave, që janë në kuadër të Policisë së Kosovës ku bëjnë pjesë Departamente, Divizione, Rajone dhe njësite policore, u ka skaduar regjistrimi dhe për momentin janë jashtë përdorimit policor, përderisa të regjistrohen/sigurohen”.

Policia e Kosovës ka treguar për T7 se veturat e paregjistruara të saj nuk qarkullojnë në trafik.

“Të gjitha këto automjete të cilave u ka skaduar regjistrimi është kërkuar që në asnjë rast të mos qarkullojnë në trafik, përderisa të përfundojnë komplet procedurat e prokurimit, ankesat dhe afatet kohore të parapara sipas legjislacionit dhe të njëjtat pas regjistrimit të vazhdojnë në qarkullim sipas detyrave policore”.

Megjithatë Policia ka treguar se ka numër të mjaftueshëm të automjeteve për realizimin e objektivave kryesore të saj.

T7 për këtë çështje ka pyetur edhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Ndërkaq kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, kërkon që kjo çështje të merret më seriozisht nga Ministria e Policia.

E njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se mungesa e veturave ndikon në punët operative të Policisë.

Islami e bën përgjegjës për këtë problem Ministrinë e Punëve të Brendshme

loading…