Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka vendosur që ta vizitojë Mekën gjatë muajit të Ramazanit.
26-vjeçari e bëri udhëtimim në qytetin e shenjtë islam në Arabinë Saudite, pasi e përfundoi sezonin me Manchester Unitedin.
Kjo nuk është hera e parë që Pogba e bën këtë udhëtim, pasi që francezi e kishte vizituar Mekën edhe pas përfundimit të dy sezoneve të kaluara gjithashtu.
Ai i shpërndau një numër të fotografive në llogarinë e tij në Instagram, të cilët i përcolli me shkrimin: “Kurrë mos i harroni gjërat e rëndësishme në jetë”.
https://www.instagram.com/p/BxgDAIgFJ5W/?utm_source=ig_embed
Pogba përballet me një të ardhme të pasigurt në Manchester United, pasi që për të ka shprehur interesim Real Madridi dhe Barcelona, për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.







