Paul Pogba foli për mediat, pas humbjes 0-1 në “Old Trafford” me Barcelonën, por refuzoi t’iu përgjigjet pyetjeve që e lidhin me një transferim të mundshëm te Real Madridi.
“Unë nuk do të përgjigjem për këtë, – tha shkurt dhe prerë kampioni i botës me Francën, teksa u ngacmua nëse dëshironte të luante kundër Barçës edhe në “El Claciso”.
– Është gjithmonë mirë të luash kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Javën e ardhshme do të kemi një tjetër përballje”.
Kur klubi i bardhë iu përmend qartë atij, Pogba refuzoi të vijonte më tej. Së paku, para mediave spanjolle, në zonën miks të stadiumit.







